Mediat italiane shkruajnë se në Shqipëri është arrestuar një person i shpallur në kërkim për trafikimin e 2 tonëve marijuanë përmes detit.

Autoritetet italiane informojnë se përgjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare është arrestuar në Shqipëri trafikanti i kërkuar i drogës Armando Elezi.

Prokuroria e Pesaros e kishte shpallur person në kërkim ndërkombëar me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Armano Elezi mundi t'i shpëtoj ndjekjes së policisë italiane pëgjatë një operacioni antidrogë ekzekutuar më 2016-n në komunën e Fanos në provincën e Pesaros ku u arrestuan 5 trafikantë të tjerë shqiptarë të cilët sapo kishin trafikuar rreth  2 tonë marijuanë përmes detit. 

I arrestuari pritet të ekstradohet së shpejti drejt Italisë.