është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Brecani.

Ismail Zeneli është personi që dyshohet se donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllanë me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi. Ky krim ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Zeneli është arrestuar të enjten nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë.