Dritan Rexhepi, kreu i organizatës kriminale të drogës e njohur si “Kompania Bello”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se operacioni u krye në Stamboll. Për këtë rast ka reaguar edhe ministri turk për Punët e Brendshme, Ali Yerlikaya, i cili tha se Rexhepi kishte hyrë nëpërmjet aeroportit të Stambollit me një pasaportë kolumbiane false nën emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Sipas asaj që njoftoi ministri, Rexhepi u kap pas informacioneve inteligjente nga policia italiane.

“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe kundër krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, shkroi ai në rrjetet sociale.