Një 35-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e Policisë Kufitare, pasi akuzohet se ka vjedhur një mjet lundrues, varkë.

Ngjarja, siç transmeton Oranews, ka ndodhur pranë bregut të detit në lagjen “10-Korriku” në Vlorë, ku Adem Luani ka vjedhur varkën 3 metra të gjatë dhe 1.5 metra të gjerë, në pronësi të 65-vjeçarit, banues në lagjen “Isa Boletini” të këtij qyteti.

35-vjeçari, banues në Lipjan të Kosovës, mësohet se e ka kryer vjedhjen më datë 06.12.2015.