Arrestohet nga policia shtetasi Mikel Zaho, jurist pranë Kadastrës së Durrësit.
Mësohet se juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrësit për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.





