Arrestohet nëna birësuese e dy vëllezërve të mitur amerikanë që u gjetën dje pas gati një javë largimi nga shtëpia.
Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga shtetasen Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndalimi i saj u bë pasi dy fëmijët kanë deklaruar në prani të psikologes se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre.
“Nga marrja në pyetje në prezencë të psikologes, fëmijët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre. Në bazë të kallzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorin u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje” informon policia.
47-vjeçarja denoncoi në polici më 31 maj 2017 largimin e fëmijëve nga banesa, T. M. B. dhe T. T. B. Ata ishin larguar nga shtëpia që më 30 maj dhe u gjetën sot duke lëvizur në afërsi të Kopshtit Zoologjik, shtetasit e mitur të sipërpërmendur.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.”





