TIRANE, 3 prill 2013- Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar u arrit kapja e shtetasit në kërkim, Aurel Iljaz Qafoku, 35 vjeç, lindur në Çorovodë dhe banues në komunën Dajt, Qesarak.
Gjykata e shkallës së Parë, Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “vjedhjes, e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet, se duke qenë ish-punonjës i arkës në Shoqëri Kursim Krediti arkëtonte para nga klientë të ndryshëm dhe një pjesë i posedonte dhe një pjesë i depozitonte, duke përfituar një shumë prej 10 milionë lekësh të rreja.





