Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Durrës arrestuan në flagrancë një 18-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar një makinë pa pasur patentë.

Më datë 13.05.2017, në lagjen nr. 15 është kapur nga Shërbimet e Policisë shtetasi S. Z. banues në Durrës. Ai po drejtonte mjetin me targa AA 700 LP pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.