Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të mitur në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. Z., 17 vjeç dhe Xh. Ç., 16 vjeç, banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur telefonin shtetasit L. O., 16 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.