Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion, një shtetase 40 vjeçe.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi A. D., 39 vjeç, me banim në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.