Arrestohet një avokat për ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Bëhet fjalë për Preng Lleshaj, 66 vjeç, i cili u arrestua nga komisariati i policisë nr 3. në kryeqytet.
Ndaj avokatit të lindur në Pukë e banues në Tiranë, prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë kishte dërguar urdhër-ekzekutimin e vendimit penal nr 217.
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Ushtrim dhe ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.





