Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë në Tiranë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, për “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Arrestimet e efektivëve që kryejnë vepra penale, Policia e Shtetit e cilëson si një fazë të vetëpastrimit.