Kapet një egjiptian në portin e Durrësit, në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente false.
Policia informon: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin S. A., 47 vjeç, banues në Egjipt, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





