Një i moshuar shqiptar i vendosur prej vitesh bashkë me fëmijët e tij në Selanik të Greqisë është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për një krim të rëndë.
Ai akuzohet se ngacmonte seksualisht katër mbesat e tij; përkatësisht 16, 12 dhe dy binjaket e tjera nga 9 vjeçe. Krimi i rëndë ka qenë kryefjalë e ditës në qytetin grek, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin të tjera detaje rreth identitetit të tij, por edhe fakteve sesi ka ndodhur ngjarja.
Paraprakisht bëhet e ditur se ka pasur një denoncim nga familjarët për të, ndërsa mbesat janë marrë në pyetje me prezencën e një psikologeje.





