Autoritetet greke kanë vënë të hënën në pranga 3 infermiere në Janinë. Mes tyre është një shqiptare dhe dy të tjera me origjinë bullgare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ato punonin në mënyrë të paligjshme në spitalin e Janinës “G. Hatzikosta”.

Menjëherë për ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa media greke ERT nuk ka ngurruar t’i quajë këto arrestime si formë epidemike e punësimit të paligjshëm të infermierëve në shtetin helen.