Policia spanjolle “Guardia Civile” ka vënë në pranga një nga drejtuesit më të kërkuar të mafias kalabreze, Ndragheta.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ka rënë në pranga shteasi G.R., 34-vjeçar, i cili është kapur në një treg të madh në Barcelonë.

“Ai ishte në arrati që prej disa vitesh dhe ishte i kërkuar në Itali për trafik droge, pastrim parash dhe si pjesë e një organizate mafioze”, theksoi policia në një komunikatë.

34-vjeçari dyshohet si një nga më të rëndësishmit të mafias kalabreze, që njihet ndryshe si “Ndrangehta”.

Ky arrestim i kryer nga Njësia Operative Qendrore (UCO), është pjesë e iniciativës së koordinuar me EUROPOL përmes projektit ITOC mbi krimin e organizuar italian dhe kundër ‘Ndranghetas’.