Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Shkodër pasi u kap me produkte kontrabandë në tentativë për ti futur ato në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, ku kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të tjera ushqimore, pa pullë fiskale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër u bë arrestimi i shtetasit A. Ç., për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.