Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Mësohet se 57-vjeçari i prangosur Kasem Piluri, ishte i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin Kasem Piluri., me banim në Tepelenë.

57-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale "Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë veprimet e tjera proceduriale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.