Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, Policia e Durrësit ka arrestuar një person të dënuar për përdhunim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit G. Tupi 40 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Romës në Itali me Vendimin Nr. 818/ 2011, dt. 15.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprat penale “Përdhunimi” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.