Një drejtues automjeti është kapur në gjendje të dehur herët në mëngjesin e djeshëm nga uniformat blu të Durrësit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. Haznedari 28 vjeç, banues në Durrës, u kap nga Shërbimet e Policisë rreth orës 05:30, në rrugën “Taulantia” duke drejtuar mjetin tip “Opel” në gjendje të dehur.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.