GREQI– Një shqiptar është arrestuar nga Policia greke i akuzuar për pornografinë e fëmijëve. 

Byroja kundër Krimit Ekonomik dhe elektronik, arrestoi shqiptarin 39-vjeçar në shtëpinë e tij, në Kapandriti të Atikës. 

Sipas njoftimit zyrtar, pas një denoncimi, policia ushtroi kontroll të befasishëm në shtëpinë e shqiptarit, në prani të prokurorit. 

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan një kompjuter portativ dhe një hard disk i jashtëm.

Policia gjeti të ruajtura qindra fotografi me hard-pornografi të fëmijëve. 

39-vjeçari shqiptar u dërgua sot në Prokurorinë e Athinës.