një 43-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në Lonigo, pasi ka rrahuar një djalë të ri.

Nga mediat italiane bëhet me dije se në pranga ka përfunduar shqiptari Hakil Manaj.

Mësohet se 43-vjeçari shqiptar për arsye banale goditi të riun në fytyrë duke i shkaktuar lëndime.

Ndaj shqiptarit fillimisht u vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie", por më pas u la masa e "arrestit me burg".