Një tjetër drejtues automjeti që udhëtonte në gjendje të dehur në rrugët e Durrësit është arrestuar nga uniformat blu.
G. L. 47 vjeç, banues në Durrës u kap nga Shërbimet e Policisë në rrugën “Egnatia”. 47-vjeçari po drejtonte mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, informon policia.
Ndaj tij rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





