Policia e Durrësit ka ndaluar njërin nga autorët e ngjarjes në fshatin Armath, ndërsa po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë ndaluar shtetasin Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Armath ku mbeti e dëmtuar shtetësia Qefsere Koleci 55 vjeçe
Vijon puna për kapjen e shtetasit Medi Koleci 61 vjeç dhe Algert Koleci 32 vjeç, përkatësisht kunati dhe djali i kunatit të 55-vjeçares.
Rrahja e Qefsere Koleci me sende të forta u bë për motive pronësie.





