Policia e Tiranës ka arrestuar pesë ditë më parë oficerin e policisë, Dritan Xhindoli.
Sipas policisë, Dritan Xhindoli është dënuar nga gjykata e Bolonjës në Itali me 10 vite burg nën akuzën për “vjedhje dhe falsifikim dokumentesh”.
39-vjecari ka mbajtur postin e shefit në Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, post nga i cili u largua në janar të vitit 2016 për tu emëruar specialist hetimi i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.





