Fillimisht ndoshta një debat, i pasuar nga të shtënat e armës, shtatë plumba që e kanë prekur në gjoks dhe krahë, duke e lënë të vdekur në vend.
Kjo është dinamika e ndërtuar nga prokurorët italianë, për mënyrën se si vdiq sot në mëngjes Demir Hyseni, muratori shqiptar që ende nuk i kishte mbushur 49 vjeç, vrarë në shtëpinë e tij në rrugën Galvani, në qendër të Ternit.
Arratia e vrasësit
Një shqiptar është vrasësi i Demir Hysenit që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Terni të Italisë. Autori i dyshuar u kap pasditen e sotme në Bari në tentativë për të hipur në traget për t’u arratisur drejt Shqipërisë.
Sipas mediave italiane ai ishte së bashku me një tjetër shqiptar kur po tentonte të arratisej.
“IlMessaggero” ka publikuar foton e viktimës dhe të autorit. Personi me syze është shqiptari i arrestuar në Bari. Ai quhet Kujtim Beli 60 vjeç, shkruajne mediat italiane, ndërsa personi tjetër është 49-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë.
Policia e Barit e arrestoi pas 12 orësh në arrati autorin e dyshuar të vrasjes.





