Guardia di Financa e Trentos në Itali, ka arrestuar një shqiptar 44-vjeçar i cili në 2016 u kap në makinë ku u gjetën 93 kg kokainë.
Atëherë 44-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.M., udhëtonte në postin e pasagjerit u la i lirë ndërsa u mbajt në arrest shoferi i makinës.
Droga e sekuestruar kishte vlerën e 20 milionë eurove.
Guardia di Financa ka vijuar hetimet duke mbledhur provat dhe duke arritur të bindë gjykatën e Bolzanos për të firmosur një urdhër-arrest të ri ndaj 44 vjeçarit.





