BRUKSEL– Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia belge në Bruksel pasi që kërkohej me një fletëarrest ndërkombëtarë për kryerjen e një vrasje 20 vite më parë. 

Sipas informacionit të INA, bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me inicialet L.P, i cili kërkohej për një vrasje të kryer në vitin 1992 në Shqipëri dhe se për 20 vite ai u kishte ikur drejtësisë shqiptare, e cila kishte lëshuar ndaj tij një fletëarrest ndërkombëtar.

Arrestimi i tij u bë dje në një kafene të Brukselit në rrugën Chaussée de Ninove nga njësitet speciale pasi në fletëarrest ndërkombëtar përshkruhej si person shumë i rrezikshëm. 

Ai po ndiqej nga policia belge, pasi që kishte hyrë në Belgjikë që nga data e 20 dhjetorit të këtij viti, por në disa raste i`u kishte shmangur ndjekës së policisë.

Pas arrestit, policia konfirmoi se krimineli i kërkuar po lëvizte me një pasaportë false.

Autoritetet belge thanë se identifikimi i tij u bë përmes gishtërinjve, ndërsa shumë shpejt do të jepet vendimi për ekstradimin e tij në Shqipëri.