Arrestohet pas 5 vjetësh në arrati, shqiptari Eduard Docaj, i cili dyshohet te jete përgjegjës për 50 vjedhje në dyqane, apartamente dhe makina ne Itali.
Arratia e gjatë e tij përfundoi mbrëmjen e të merkures kur u vu në pranga pas mberritjes se aeroportin e Fiumicinos nga Spliti, shoqëruar nga Interpoli.
Ai i kishte shpëtuar operacionit policor te koduar “Aries” gjate te cilit, në tetor 2012, u arrestuan 10 persona (2 italiane dhe 6 shqiptarë) pjesë e një grupi kriminal që kryenin vjedhje gjatë natës në pika tregtimi, ku perdornin edhe force e dhune, shkruajne mediat italiane.
Që atëherë, policia e Cuneo nuk kishte mundur ta arrestonte dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Disa muaj më parë thuhet se ai kishte dalë nga Shqipëria për të udhëtuar për në Kroaci, ku policia e arrestoi dhe më pas e ekstradoi në Itali.
Shqiptari rezulton i dënuar më parë për vjedhje, plagosje, mbajtje e armëve të paligjshme, e teksa ende ishte i mitur në vitin 2004, është arrestuar nga policia italiane për vrasje në tentativë. Ai kishte qëlluar me thikë një bashkëatdhetar në rrugë.





