Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon me akuzat në drejtim të deputetit të PS-së, Taulant Balla. Berisha shkruan sot se vetem një javë më parë në Maqedoni është arrestuar banda e Ballës, në akuzë për trafik droge.

Me një status në faqen e tij në “Facebook”, thotë se në pranga janë vënë 4 persona, që sipas Berishës, janë miq të Balles, madje “Tukja është kryesori dhe ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Taulantit në fushatat e fundit”.

Postimi i Berishës:

Arrestohet per trafik droge banda e Balles ne Maqedoni!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor ju pershendes!

Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni.

Jane miq te ngushte te Taulant Balles.

Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.”