Një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar për herë të dytë në Angli. Mediat britanike shkruajnë se B.Mustafa, është arrestuar ndërsa bënte punën e një kopshtari kanabisi.
Ai u gjet mes 130 bimëve narkotike në një fabrikë kanabisi në Scunthorpe, vetëm disa muaj pasi ishte liruar nga qelia po për të njëjtën vepër penale.
Shqiptari pritet të dënohet me një vit burg, por për shkak të konvertimit me kohën e qëndrimit në paraburgim, pritet të lihet i lirë brenda pak kohësh.





