TIRANE– Një punonjës policie e komisariatit Nr 1 në Tiranë është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm me akuzën për korrupsion aktiv.
Sipas policisë së kryeqytetit është arrestuar punonjësi i policisë Ramazan Sala 44 vjeç, pasi akuzohet se I ka kërkuar një shtetase një shumë parash, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike, për lirimin e djalit të saj A.Cakri i cili ishte në paraburgim.
Ndërkohë në cilësine e provës materiale u sekuestruan shuma e parave ndërsa materialet në ngarkim të punonjësit do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”.
Gjithashtu policia e kryeqyteti në sajë të operacionit të koduar “Ambienti” ka arrestuar edhe shtetasit Alfred Meta 37 vjeç dhe Fatos Lila 32 vjeç pasi akuzohen se kanë vjedhur 20 copë kazanë mbeturinash, të cilat i vidhnin në Komunat Farke, Petrelë, Mullet dhe Sauk.
Po ashtu është është sekuestruar edhe automjeti furgon tip “Mercedez Benz” me targa TR 0849 T, me të cilin realizonin transportin e kazaneve të vjedhur dhe më pas shitjen e tyre.





