I dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë, u arrestua mbrëmë Armand Duka.

Autori 34-vjeçar, banues në fshatin Katund i Ri, Yrshek të Tiranës, ishte dënuar më parë për kanosje.

Kërkimin policia e kishte nisur pas dënimit që dha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për pengmarrjen e një personi.