TIRANË, 18 prill 2013- Forcat speciale RENEA kanë prangosur dy persona me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Filip Gjeloshi dhe Nikoll Mulaj nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë.
Për Filip Gjeloshin nuk është hera e parë që bie në duartë e policisë pasi ai është arrestuar edhe dy herë të tjera.
Që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua por nuk u provua asnjëherë.
Në vitin 2003 ishte në burg kur i ka dalë në krahë të dënuarit përjetë Zani Caushi, në hasmërinë që vijon edhe në burg mes tij dhe Gaxhait.
Për këtë shkak në burg u plagos me thikë. Gjeloshi ishte në burg i arrestuar per plagosjen e elektricistit Shpetim Beqiri fare prane baneses se tij ne rrugen Siri Kodra.
Pas lirimit edhe nga arrestimi i vitit 2006, kur akuzohej për tentativën e vrasjes së një personi në Allias, Gjeloshi në vitin 2011 do i shpërntonte mrekullisht një atentati me armë ku mbeti i plagosur.





