Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar disa ditë më parë në Roquetas de Mar (Almeria) në Spanjë.

35-vjeçari kryente aktivitete të dyshimta në rrugët publike.

Policët vendas i gjetën një armë stilolaps të kalibrit 22 mm të punuar me dorë, si dhe verifikuan se ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për terrorizëm.

Edhe gjatë arrestimit shqiptari ka kërcënuar me jetë forcat e policisë.

I arrestuari mësohet se ka qenë aktiv në rrjetet sociale nga ku ka nisur thirrjet për kryerjen e akteve terroriste.

Nga hetimet paraprake për aktivitetin e tij postimet e tij në platformat sociale konfirmojnë përkatësinë e tij pasi përmendte, figurën e kamikazit, të lartësuar nga organizatat terroriste.

35-vjeçari doli para drejtësisë të enjten që kaloi, ndërsa pritet që të jepet edhe dënimi.