Një 29-vjeçar nga fshati Gjorm i Krujës është arrestuar nga antiterrori për propagantë për qëllime terroriste dhe stërvitje per qëllime terroriste. I dyshuari Erzen Uka ka qenë ushtarak në misione në Irak dhe Afganistan dhe përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur pritje ekstremiste.
Në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, 29-vjeçari shfaqet duke mësuar dy djemtë e tij të mitur të cilët po stërviten nga i ati më qellim për t’u dërguar ushtarë të ISIS.
Erzen Uka që prezantohet në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste.
I divorcuar dhe i hetuar me herët pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar qe dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës.
Përmbarimi ka tentuar ta zgjidhe këtë çështje për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, por kjo gjë nuk është realizuar çka ka sjellë edhe hetimin e tij edhe per pengim të vendimit të Gjykatës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se pas kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan fishekë luftarakë, ndërsa gjate masës së sigurisë që do të mbahet të marten do të referohen si prova edhe mbikqyrjet e herëpashershme në rrjetet sociale





