Policia ka arrestuar pronarin e hotelit ‘Alysa’ në lagjen nr.9 të Korçës, Thanas Napuçen, 65 vjeç. Arrestimi ndodhi sepse vidhte energjinë elektrike për të furnizuar hotelin e tij.

Seksioni për Krimet njëkohësisht ka filluar proçedimin  penal  në gjendje të lirë për shtetasen A.L, 42 vjeçe, e cila kishte një rrobaqepësi dhe  shpalli  në kërkim T.K, 35 vjeç, që zotëronte një lokal, por që të dy i furnizonin me lidhje jashtë aparatit mates.

Po ashtu, në Korçë, është arrestuar edhe një grua 41 vjeçe, V.Danaj, e cila energjinë për shtëpinë e saj e merrte nga një linjë jashtë aparatit matës.