Policia e Shkodrës ka arrestuar 45-vjeçarin Nadir Shiroku, i cili përgatiste mina me telekomandë.
Në vijim të operacionit “Porosia” të zhvilluar më 26 mars, kur u arrestuan 3 veta, policia bëri të mundur prangosjen e përgatitësit të minave me telekomandë të sekuestruara rreth 2 javë më parë.
Sipas policisë, Shiroku rezulton i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, dhe në vitin 2013 me 8 muaj burg për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Materialet e sekuestruara nga policia:
Dylbi Snajperi
Telekomanda
Karta telefoni
Dylbi
Aparat fotografik
Bateri dhe bateri telefoni celular
Ampermatës
Usb
Disa lloje kaçavidash
Disa lloje telefonash celularë
Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë
Tela si dhe disa mila (llambushka te vogla)





