Një 67-vjeçar, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas është arrestuar në flagrancë nga policia lidhur me zjarrin e rënë ditën e djeshme.

Mësohet se si pasojë e ngjarjes, 57-vjeçari i lënduar një ditë më parë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga  zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.