Itali, 29 shtator 2014 – Arsen Hoxhaj, 34 vjec u kap nga karabinieria me 7 Kg. marijuanë të fshehur në ferra në breg të lumit Piave, në Provincën e Venetos. Arsenit ju sekuestruan edhe 2 600 euro, që dyshohet se janë fryt i shitjes së drogës. U sekuestruan edhe 3 telefona celularë me 4 karta SIM. Atij ju kap edhe një bllok shënimesh, i cili sipas karabinierëve mendohet se mundtë ketë të dhëna me interes për hetimet.
Arseni i lindur në Vlorë, por me shtetësi polake, njihej në ambjentet e shpërndarësve të drogës me nofkën “polaku”. Pas arrestimit Arseni u dërgua në Burgun e Venecias.
/Gje.Tha. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





