(Foto ilustruese)
Arrestohet një efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin nr. 6 të policisë në Tiranë, pasi ka ka braktisur shërbimin dhe më pas në gjendje të dehur ka drejtuar dhe automjetin.
Inspektor Enri Veseli, me detyrë trup shërbimi, u arrestua në flagrancë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
“Arrestimi i Veselit u krye pasi drejtoi mjetin me targë AA 552 EL në gjendje të dehur. Ai u ndalua nga patrullat e policisë “Shqiponja” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, Tiranë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim. Veseli do të akuzohet për “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorim të detyrës”.





