31 korrik 2015 – Një postier në Berat është arrestuar pasi ka përvetësuar pensionet e muajit qershor të rreth 50 të moshuarve, duke mbajtur për vete 500 mijë lekë.
Postieri Klodian Xhaferraj është pyetur fillimisht nga prokuroria për këtë rast dhe ka pranuar se ka tërhequr shumat e parave për pensione në datat 18-19 qershor 2015. Por, lidhur me faktin se këto para nuk janë shpërndarë, ai ka nxjerrë justifikime të ndryshme, të cilat nuk konsiderohen të besueshme për organin e prokurorisë.
Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhaferrajn, i cili do të do të hetohet për veprën penale “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/