18 nëntor 2015 – Policia kroate ka arrestuar presidentin e Dinamo Zagrebit,Zdravko Mamiç. Numri një i gjigantit kroat është ndaluar sot në mëngjes së bashku me djalin dhe nipin e tij, raporton Vecernji.hr.
Sipas të përditshmes kroate Zdravko Mamic akuzohet për evazion fiskal si dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Shuma që mendohet se ka fshehur presidenti i klubit kroat është 100 milionë euro dhe lidhet me transferimet e Luka Modric dhe Dejan Lovren. Këto dy të fundit kanë dëshmuar në "USKOK" e cila merret me antikorrupsionin në Kroaci.
/portali DurresLajm/