ROME – Seks në këmbim të gjithçkaje. Seks jo vetëm për të mësuar të dhëna mbi hetimet, apo për të përfituar leje qëndrimi, por raporte seksuale edhe për të përfituar në këmbim lirimin nga burgu të kreut të një klani mafioz.
Janë këto disa nga akuzat të cilat sollën për pasojë arrestimin e prokurorit të Romës, Roberto Staffa. Prokurori në fjalë akuzohet ndër të tjera se ka kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me transeksualë dhe femra në këmbim të favoreve të ndryshme.