Policia e Pogradecit ka arrestuar 20-vjeçarin Romario Muçka, pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi me bombol gazi, dhe si pasojë u plagosën 24 persona.

Pronari 20-vjeçar akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” si edhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme rreth orës 18.00 në Dardhas, ku në lokalin që ndodheshin rreth 30 klientë shpërthue një bombol gazi, duke rrezikuar jetën e të gjithëve.

Katër prej të plagosurve të cilët ndodheshin në gjendje të rëndë, mëngjesin e sotëm kanë dalë nga gjendje kritike. Ndërsa vijojnë të jenë në gjendje të rëndë edhe 2 persona të tjerë, njëri prej të cilëve është dhe 14-vjeçari E. Hamolli.