Specialistët për Narkotikët pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit arrestuan në flagrancë shtetasin Behar Fjolla, 28 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali nate në qytetin bregdetar.
Fjollës, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm i proceduar për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.





