Policia e Durrësit ka arrestuar pronarin e një lokali në zonën e Plazhit, i cili ka goditur një efektiv policie gjatë detyrës dhe gjithashtu posedonte dhe një pistoletë pa leje.

Ngjarja është shënuar ditën e djeshme në lagjen nr. 13, ku Lavdosh Serani, banues në Durrës, u arrestua menjëherë pasi goditi për shkak të detyrës një punonjës policie.

Pas ngjarjes, policia shkoi në shtëpinë e Seranit për të ushtruar një kontroll, ku u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip TT dhe1 fishek model 54.

Tashmë, mbi pronarin e lokalit rëndojnë dy akuza, ajo e “Goditjeve për shkak të detyrës” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.