Policia ka arrestuar pronarin e një supermarketi në lagjen nr. 4, pasi gjatë kontrollit që i është ushtruar i janë sekuestruar rreth 180 kanoçe me qumësht me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të papajisura me dokumentet përkatëse për tregtimin apo marketingun e këtyre produkteve.

I arrestuari është Shaqir H. 43 vjeç, banues në Delvinë, ndërsa është marrë në pyetje për të mësuar se ku i ka marrë 180 kanoçet me qumësht.

Ai akuzohet për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë dhe fshehjen e të ardhurave.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për këto vepra penale.