Arrestohet në flagrancë pronari i një servisi në Durrës, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj 24-vjeçares së punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë servis, pasi policia zbuloi një sasi kanabisi në këto ambiente, rreth 300 gramë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: G. R., 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në servisin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. L., 24 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Pronari i servisit akuzohet për 3 vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.