Tiranë 23 shkurt 2014 – Një foto që ka nisur të qarkullojë online, tregon momentin e arrestimit nga policia të personit që u filmua duke goditur dhe provokuar policët para kryeministrisë gjatë protestës së PD-së në 20 shkurt. Fotografia thuhet se është bërë nga një celular privat, ndërkohë që zyrtarisht nuk ka njoftim për arrestime të lidhura me protestën.

Disa pamje të filmuara  gjatë protestës tregojnë momentet kur militantë të PD-së, fyejnë dhe godasin policinë. Siç shihet dhe në pamje policia toleron duke mos kundërvepruar për të mbajtur të qetë situatën.

Më poshtë video me këtë moment…